Kreu i LSI kërkon që partitë të punojnë për interesin publik - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta politika duhet dalë mbi egon individuale dhe partiake. Gjatë një takimi me anëtarësinë e Lëvizjes së Gruas për Integrim në njësinë 7 në Tiranë, Meta tha se duhet t?i kushtohet më shumë rëndësi të ardhmes dhe perspektivës së politikës.?Besojmë që politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që nuk ka të bëjë thjesht me individët dhe me njerëzit, por me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klase politike e një gjenerate politike e cila punon me përgjegjësi, punon në ekip. Synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo edhe partiake në interes të vendit, të komunitetit dhe të shoqërisë.?Meta, u shpreh se partia që ai drejton është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet mundësia të gjithë familjes.?Sepse paqja sociale fillon te familja dhe pastaj vazhdon në shoqëri dhe kudo. Në programin tonë, mbështetja dhe fuqizimi i gruas përfaqëson një prioritet të veçantë dhe të jashtëzakonshëm?, - tha Kryetari i LSI-së.?Kryetari i LSI-së tha se prioritet i LSI-së është edukimi i rinjve.