Ky është momenti, kur policia gjen në shtëpinë e Engjëllush Tolës, 10 pako me kanabis, të futur në një çantë krahu.
Bëhet fjalë për një operacion policor të zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Viçisht të Bulqizës.
Burime zyrtare sqarojnë autoritetet ranë në gjurmët e 44 - vjeçarit, pas marrjes së informacioneve në një banesë në këtë fshat mund të kishte lëndë narkotike.
Policia e kodoi këtë operacion me emrin "Mëngjesi" dhe pas kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit gjeti 10 kilogramë kanabis. Tola përfundoi në pranga ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari./tvklan.al