Report TV - Andi Seferi i FRD: Vendimi për koalicionin në fazën finale

2017-07-05 1

Kryetari i degës së FRD në Tiranë dhe njëkohësisht n/kryetar i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka qenë i ftuar në studion e Report Tv.

Ai u shpreh se situata politike është e paqartë, pasi opozita është futur në çadër, ndërsa mungon një arbitër për zgjidhjen e kësaj krize.

Përsa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, Seferi u shpreh se PD ka vetëm kërkesa dhe jo propozime konkrete për Kodin Zgjedhor.

Ky Kod Zgjedhor sipas tij ka penalizuar edhe FRD dhe prandaj ka kërkuar që të ndryshohet.

Andi Seferi u shpreh se po diskutohet me strukturat nëse do të jetë pjesë e koalicionit me PS në zgjedhjet e 18 qershorit.

"FRD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi për koalicionin është në fazën finale të diskutimit" tha ai.