Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM në RTV Ora News kishte në fokus mbrëmjen e sotme denoncimin e një qytetari lidhur me kredinë.
Denoncuesi kishte marrë 10 mijë euro kredi tek fondi BESA, por për shkak të vonesave brenda muajit Fondi e ka dërguar çështjen në Përmbarim, ndonëse qytetari paguante edhe kamatvonesen kur nuk bënte pagesen disa dite pas afatit te caktuar.
Por problemi nuk përfundon këtu, pasi kur qytetari i është drejtuar gjykates se Tiranës, ka konstatuar se Fondi ka derguar nje kontrate marrje kredie nga ky shtetas qe daton 24.2.2015, ndërkohe që kredia eshte marre dy muaj me vone ne 24.4.2015.
Në baze të kesaj kontrate, gjykata ka nxjerre nje urdher ku lejon permbarimin qe ti bllokoje te gjitha llogarite ketij shtetasi edhe 3 familjareve të tjerë të cilet kanë dalë garant për të.
Të kontaktuar nga BOOM, Fondi BESA pranon që ndryshimi i datës së kontratës është një lapsus nga ana e noteres.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skandali-ne-boom-fondi-besa-ndeshkon-qytetarin-me-nje-lapsus/