Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banka e Shqipërisë me vendim të saj urdhëron bankat të shtojnë vigjilencën për klientët dhe të verifikojnë marrëdhëniet me ta, po ashtu edhe transaksionet e kryera. Vendimi i BSH vjen me qëllim parandalimine pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Bankave u kërkohet të kontrollojnë klientët e rinj dhe ekzitues në listën e përsonave të shpallur si financues të terrorizmit të shpallur nga OKB dhe refuzojnë çdo transaksion për të cilin nuk jepen infomacionet e kërkuara sipas ndryshimeve të bëra në rregullore.
Banka e Shqipërisë ndryshon rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit për bankat.
Në rregulloren e re qartësohet për bankat se duhet të hartojnë rregulla dhe proçedura të nevojshme për zbatimin e masave kundër financimit të terrorizmit ku detajohen hapat që duhet të ndjekin, rolin e strukturave të subjekteve në këtë proçes si dhe autoritetin ku duhet të raportojnë me qëllim sigurimin e parandalimin e lëvizjes dhe përdorimit të fondeve të personave dhe subjekteve të përfshirë në fiancimin e terrorizimit apo prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/financimi-i-terrorizmit-bsh-ndryshon-rregulloren-per-bankat/