TIRANE-Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile tenderit për ndërtimin e rrugës së Arbërit, duke i dhënë përparësi kompanisë ?Gjoka Konstruksion?, e cila vitin e shkuar paraqiti një propozim të pakërkuar për këtë projekt.
Sipas ofertës, rruga do të kushtojë rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj.
Falë propozimit të pakërkuar, kompania do të ketë një bonus prej 10 pikësh në tenderin për ndërtimin e rrugës.
Kompania ka propozuar një variant, sipas të cilit gjatësia totale e rrugës do arrijë në 69 kilometra dhe përfshin një tunel.
Veç kostove të ndërtimit, në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10¬vjeçare pas ndërtimit.
Shoqëria do të përdorë gjithashtu fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për katër vitet e para të ndërtimit.
Kompania shqiptare hyri në lojë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit vitin e shkuar, pas tërheqjes nga ky projekt të kompanisë kineze ?China State Contruction. Kompania kineze kishte parashikuar një kosto prej 300 milionë dollarë për ndërtimin e një segmenti prej 27 kilometra të kësaj rruge.