Report TV - Skrapar, zbulohet fasoneria e shndërruar në laborator droge

2017-07-05 4

SKRAPAR-Një laborator droge, disa ton kanabis e paketuar dhe 2 mijë fidanë në boçe gati për t'u mbjellë, janë zbuluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mëngjesin e kësaj të mërkure në Skrapar.

Hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mundur të zbulojnë kështu një nga laboratorët më të sofistikuar të përpunimit të canabisit në zonën e Vlushit në Skrapar.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-it të Vlushës, ndersa ne pranga jane vene Muhamet Kadiu 49 vjeç, banues në Skrapar, dhe Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në Skrapar, administratore e një fasonerie, magazinë e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale.

Sasia e drogës së paketuar mund të rritet, pasi ende vijon peshimi i saj.

Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e të tjerë personave të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.