Report TV - Basha: Mund të kërkonim edhe arrestimin e Ramës

2017-07-05 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot nga çadra e protestës në Bulevard, se opozita u tregua zemërgjerë kur kërkoi qeveri teknike.

Ai tha se mund të kërkonte edhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës, siç tha Basha, për shkatërrimin që i është bërë vendit nga kanabizimi e deri te lidhjet me krimin.

"Qeveria teknike kërkesë zemërgjerë"
"Oferta jonë për qeverinë teknike është ofertë e zemërgjerësisë tipike, të opozitarëve të lirisë, sepse jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit", u shpreh Basha.

Ai tha se opozita nuk kërkoi përmbysjen e Ramës me revolucion, por rezistenca do të vijojë në shesh deri në lëshimin e karriges kryeministrore.

"S?kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, por vetem të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë per ku e ka sjellë vendin. Prandaj ta harrojë cdokush pavarësisht sa nga maja e cilës thanë flet, se ne do tërhiqemi pa largimin e Ramës nga karrigia kryeministrore, ky është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk ndryshon dhe cdo ditë që kalon është kohë e humbur por jo kohë e fituar për republikën e vjetër se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vetëm fillimi, repubulika e re është reformë?kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës, te qytetarët shqiptarë. Republika e re s?është vetëm qeveri teknike, por zgjedhje të lira dhe të ndershme me votim elektronik", theksoi Basha.

Free Traffic Exchange