Mblidhen dosjet e ish-sigurimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit ka nisur të mbledhë dokumentet, dosjet dhe gjithë materialin arkivor të krijuar nga ish- sigurimi i shtetit në periudhën 29 nëntor 1944 - 2 korrik 1991. E gjithë kjo për një qëllim: informimin e atyre që duan disa të vërteta më shumë për të shkuarën komuniste. Deri më tani autoriteti ka hapur e publikuar pjesërisht dosjen e Musine Kokalarit, por kjo është vetëm e para kërkesë e plotësuar nga ky autoritet, që në seminarin e parë shtron sfida që nisin qe nga mbledhja e arkivave e deri tek dixhitalizimi i tyre. Sfida duket e vështir kur dihet se dokumentet janë arkivuar prej dekadash ne kushte të papërshtatshme. Kryetari i prezencës së OSBE në Tiranë, e konsideroi mos hapjen e dosjeve si një të keqe që i bëhet të ardhmes në Shqipëri. Por, si OSBE, edhe UNDP ka siguruar që e shkuara që nuk rrëfehet në Shqipëri sepse nuk ka fonde, do të zbulohet me ndihmën e tyre, mjaft që vullneti i shqiptarëve të mos mungojë.

Free Traffic Exchange