Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur një tjetër seancë të jashtëzakonshme në datën 18 prill për ngritjen e dy komisioneve ad -hoc që do të zgjedhin anëtarët e komisionit të pavarur të kualifikimit dhe dy komisionerëve publik, si dhe 7 anëtareve të Kolegjit të Apelimit.
Përmes një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, Meta fton palët që brenda datës 13 prill, brenda orës 16.00 të pasdites të dërgojnë propozimet e tyre për përbërjen e këtyre dy komisioneve.
Këto komisione përbëhen nga 12 anëtarë dhe 6 anëtarë dhe janë të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Një deputet mund të jetë anëtar vetëm në njërin nga komisionet ad hoc të përzgjedhjes. Anëtaret e komisioni ad hoc të verifikimit te kandidateve nuk kanë pengese për të qene edhe anëtare në një nga komisionet ad hoc të përzgjedhjes.
Të martën kuvendi miratoi vetëm tre propozimet e maxhorancës në komision ad hoc që do të bëjë verifikimin e kritereve të kandidatëve për institucionet që do të bëjnë Vetingun, ndërsa opozita prej më shumë se një muaji ka bojkotuar kuvendin. Mazhoranca u përfaqësua nga socialistet Vasilika Hysi e Ulsi Manja si dhe Luan Rama i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në votim u hodh dhe emri i Shpëtim Idrizit, i cili mori vetëm 23 vota ç?ka shkaktoi dhe reagimin e PDIU-së. Pavarësisht votimit te së martës komisioni ad hok për verifikimin e kandidateve te institucioneve të Vettingut nuk do mund te jete funksional deri sa të plotësohet edhe me 3 anëtarët që i takojnë opozitës.