http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimet publike te kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Denar Biba, nuk kane hasur vetëm ne kundërshtimin e opozitës, por edhe ne kritikat e deputeteve te Partisë Socialiste, me votat e se cilës Denar Biba u zgjodh ne krye te këtij institucioni. Gjate raportimit vjetor per punën e KQZ, socialisti Pandeli Majko i ka kujtuar kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve se nuk mund te dale ne media e te japë opinione personale, pasi drejton nje institucion kolegjial. ?Merreni si vërejtje dashamirëse këtë! Ju lutem! Nuk ka për një anëtar të KQZ, qoftë edhe për ju si kryetar, një histori banaku, që ju flisni që nga Reforma Zgjedhore, nga çështjet politike, nga arsyet pse ka hyrë dikush në çadër e pse është jashtë, e per çështjet e Gjirit Persik, ju keni një podium quhet zëdhënënesia e KQZ që të jepni mendimin e të thoni ky është mendimi i shumicës, ky është mendimi i pakicës e kaq.? Pak dite me pare kreu i KQZ Denar Biba, sqaroi se partitë politike mund te regjistrohen edhe përtej afatit ligjor qe ishte 10 prilli, deklarate kjo qe u pasua me nje sulm te ashpër nga kreu i opozitës Basha.