Opinion - Nga se kemi frike? (11 prill 2017)

2017-07-05 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar:
Akil Pano,
Silvana Lokaj,
Ylli Pango,
Dhurata Shehri,
Virgjil Kule,
Najada Elmazi

I ftuar në emisionin Opinion ku po flitetet për Frikën, Ylli Pango është shprehur se frikë kanë më shumë të rinjtë se sa të vjetërit ?Për një arsye shumë të thjeshtë, se moshat e reja e kanë përpara jetën, moshat e mëdha thonë se dua të vdesë?. Frika sipas Pangos ka shumë komponentë dhe është e ndryshme nga fobia. Pango shpjegon se fobia është më e rëndë se frika. Sipas Pangos frika më e madhe që kanë njerëzit është për humbjen e të afërmeve. ?Sot kam frikë për të afërmit, për fëmijën ose për dikë që e kam të dashur?, është shprehur Pango.

Në një klasifikim të publikuar sot në emisionin Opinion, i cili i është referuar revistës TIME, është paraqitur një listë e profesioneve më të rrezikshëm. Siç edhe shihet në listë bëhet fjalë për druvarët të cilët kanë rrezikshmerin më të larte në punën e tyre. Kjo listë është bazuar në numrin e vdekshmërive më të larta në SHBA. Pas druvarët rrezikshmëri të lartë kanë edhe peshkatarët, pilotët dhe inxhinierët etj.