Durrës, dy vëllezër godasin për vdekje 51-vjeçarin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tub aspirimi që kushtonte vetëm 13 mijë lekë ishte shkaku i vrasjes së 51-vjeçarit Agim Arapi mbrëmjen e të martës në Durrës. Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me krimin. Viktima debatoi në fillim me Jurgen Kurtin, të cilit i kërkoi paratë që ai i detyrohej për tubin e aspirimit. Në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi, të afërm të Kurtit. Ata kanë futur Agim Arapin brenda në dyqanin e tyre ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku më pas e kanë goditur me grusht. Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qëndruar jashtë minimarketit. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. Ai nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të dy vëllezërve. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë. Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi tre autoret e dyshuar, kujtim dhe Kostandin Ekonomi si dhe Jurgen Kurtin.