Report TV - Drejtësia, shpërbëhet KLD ikin Nishani dhe Gjin Gjoni

2017-07-05 0

Shpërbëhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga dje, nuk ka më një autoritet përgjegjës për qeverisjen e drejtësisë shqiptare.

Teksa ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, organ i cili sipas Kushtetutës së re do të zëvendësojë KLD, është bllokuar për shkak të ?ngrirjes? së zbatimit të ligjit të Vetingut, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të mblidhet më, pasi çdo mbledhje dhe vendim pas datës 11 prill, janë të paligjshme.

Konkretisht, pika 1 i nenit 277 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë parashikon që mandati i anëtarëve aktualë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë përfundon në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por në çdo rast jo më vonë se 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese.