Ora News - Votimi për Vettingun, mazhoranca voton 3 anëtarët, PDIU e pakënaqur

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca ka votuar ngritjen e komisionit ad hoc politik për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve në institucionet që do rivlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
Në kushtet kur opozita nuk dërgon tre emrat e saj në komision, votimi i sencës së sotme është pa rezultat pasi Vettingu mbetet i bllokuar.
Parlamenti ka votuar si anëtarë të komisionit ad-hoc socialistët, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi si dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Ndërkohë, Kuvendi nuk ka miratuar caktimin e Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së si anëtar të komisionit, duke marrë vetëm 23 vota pro dhe 7 kundër, ndërsa 50 të tjerë kanë abstenuar. Opozita nuk mori pjesë në votim duke vijuar bojkotin e Kuvendit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-ne-veshtiresi-parlamenti-mblidhet-per-vettingun/