Kuvendi hedh hapin e parë në drejtim të zbatimit të Vettingut.
Deputetët votuan anëtarët e komisionit të posaçëm që do përzgjedhë njerëzit e Vettingut, Ulsi Manja e Vasilika Hysi nga PS dhe Luan Rama nga LSI.
Ky komision megjithatë është jo funksional për aq kohë sa opozita nuk bëhet pjesë e tij.
Në një lëvizje formale, edhe pse shpresat për një konsensus të negociuar nga ndërkombëtarë, për këtë pikë janë të pakta, opozitës iu la kohë që të plotësojë 3 emrat e saj në një moment të dytë.
Kryeministri Edi Rama e shprehu në Facebook se "procesi i zbatimit të Ligjit të Vettingut nisi me votën e Kuvendit ?Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot?, shkruan ai.