Ora News - Dixhitalizimi, Shella: Shqiptarët do të paguajnë rreth 30 mln euro

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gert Shella nga shoqëria civile, thotë në ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe se qytetarët shqiptarë do të duhet të paguajnë rreth 30 milionë euro në kuadër të procesit të dixhitalizimit të mediave audio-vizive.
Pjesë nga biseda:
Shella: Ka një presion për brezin e frekuenca. Televizionet hyjnë në një proces super-merkatizimi. Problemi kryesor që është krijuar ka të bëjë me publikun. Publiku është humbësi i madh i këtij procesi. Atij i duhet të paguaj për të ndjekur këto 4 tufa. Duhet të paguajnë 30-40 euro për të marrë dekoderin.
Përllogaritet një shifër 30 milionë euro që i merret nga ky proces. Nuk e kuptoj arsyen që procesi i dixhitalizimit, nuk është folur për publikun. Janë përafërsisht 30 milionë euro që i merren publikut shqiptar. Publiku po futet në këtë ekuacion për të paguar në mënyrë arbitrare. Kategoria e dytë humbëse në këtë proces, janë televizionet lokale që penalizohen. Pasi të ndërtohen këto 5 ?super-markete? të mëdha, tv lokale nuk do të ekzistojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dixhitalizimi-shella-shqiptaret-do-te-paguajne-rreth-30-mln-euro/