Report TV - Durrës, konflikti për 13 mijë lekë qira i merr jetën një 60-vjeçari

2017-07-05 0

Konflikti për qiranë e një subjekti tregtar ka përfunduar me vrasje në qytetin e Durrësit.

I vdekur ka mbetur 60-vjeçari Agim Arapi, teksa mësohet se për këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona

Krimi ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar mbrëmjen e kësaj të marte.

Shkak i konfliktit është bërë ambienti i një picerie që kishte dhënë me qira 60-vjeçari Agim Arapi. Aktiviteti ushtrohej nga personat e përfshirë në konflikt me Arapin të cilët refuzonin të paguanin 13 mijë lekë qira mujore.