Stop - “Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura në pikën e Morinit! (11 prill 2017)

2017-07-05 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/stop-emisioni-158-sezoni-2/

Kamera e fshehtë e ?Stop? tregon me zë e figurë, sesi mund të bësh kontrabandë në doganën e Morinit. Një qytetar takon punonjësin e doganës Lad Muja dhe ky i fundit i tregon fill e për pe, sesi mund të sjellë makina të vjedhura nga Serbia apo vende të tjera dhe për 300 euro t?i kalojë në Shqipëri, pa i hyrë gjemb në këmbë. Ladi tregon, sesi u merr para edhe shoferëve të autobuzëve nga Kosova, të cilët ?zgjidhin qesen?, për të mos u vonuar në doganë. Në një moment sinqeriteti, Ladi flet edhe për backroundin e tij prej ?të burgosuri profesionist? në shumë vende të Europës dhe në Shqipëri.

Qytetari ? Cfarë mundesh të më ndihmosh?

Doganieri ? Unë mundem me të ndihmuar kështu, pasi?. s?e dita, që do vish kaq shpejt, se nuk kam biseduar me atë. Unë mund të kaloj kontroll vetë, kam fut letrat, mos po kaloj kontrollorë. Se unë jam kontroll fizik, unë bashkëveproj me ata, që regjistrojnë. Puna ime, tashi për tashi, jam kontroll fizik për bagazhet, mallrat kontrabandë, mallin e makinave, që janë me letra pa letra, po ma mirë, që i kam është ai sistemit më kupton? Unë 5 lekë i nxjerri pa e rrujt?,i nxjerri 5 lekë, pa e rrujt? t?u ndejt, i marrë 5 lekë, nuk kam nevojë me rreziku.

Qytetari ? Me mallra?

Doganieri- Me mallra, gjana, sheqer, oriz, vaj, makarona, coca cola, redbull. Dhe vjen ai tjetri, të len 10 euro, kupton? Kalojnë autobuzat e Kosovës, hipim në autobuz. Ka karta, i ka mbaru afati, e kthen mbrapa. Me kthy dhe njëherë në Prishtinë thotë, që 5 euro. Ose është autobuzi me 54 veta, do me regjistru mos me vonu, nuk ia ndjen?.10 euro vetëm me ec. Na mbarojmë atë turn dhe shkojmë te shpia 100, 100(euro) pa u mërzit vëllai im, pa e rrujt?hic.

Unë më shumë kam bërë burg, se polic o M??., në Gjermani kam qenë, Zvicër kam qenë në burg, në Belgjikë kam bërë burg.

Qytetari ? Pse nuk thua ti, që e paske marrë nga halli këtë punën?

Doganieri ? Po nga halli e kam marrë, e kam provu dhe këtu. Nja tre apo katër vjet I kam ba.

Unë kam, që nja dy vjet këtë, kam hy me këta rilindasit e k?.

Doganieri ? Tashi unë do bisedoj me atë shokun dhe ti me të ndihmuar, se vjen me makina, makinën nuk don me e regjistruar, përvecse makinat e vjedhura.

Qytetari ? Dhe për këtë pikë doja të pysja?

Doganieri ? Po.

Qytetari ? Sepse, më intereson ajo pjesë.

Doganieri ? Të intereson? Ti je te kjo pikë?

Qytetari ? Kam shumë opsione, që m?u kanë ofruar.

Doganieri- Desha me të pyt, para se me ia nis. A ke, a njifesh me kënd në Kukës?

Qytetari ? Jo!

Doganieri ? A ke punuar me ndokënd në Kukës, se në n.q.s. ke punuar dhe të njef ai, nuk është mirë me u shkëput nga ai. Pse? Nga xhelozi, nga gjërat, e ke parasysh?

Qytetari ? A ekziston mundësia, mos me u marrë fare me këtë pjesën e letrave? Me dhanë një leje qarkullimi e cdo?? Me bisedu ti?

Doganieri ? Pjesa tjetër, atë pj...

Free Traffic Exchange