Komisioni i Veprimtarisë - Ndryshimet në marrëveshjen me TAP, Shqipëria përfiton 90 mln $

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në rast se do të miratohen ndryshimet e propozuara në marrëveshjen mes Gazsjellësit TAP dhe shtetit shqiptar, vendi mund të përfitojë deri në 90 milion dollarë si marzh fitimi. Ndryshimet e marrëveshjes janë diskutuar në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese.
90 milion dollarë është marzhi i fitimit të Shqipërisë në rast se do të arrihet marrëveshja që ndryshon përfitimet e Shqipërisë nga gazsjellësi TAP.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele, prezantoi para deputetëve të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese përfitimet e Shqipërisë nga ndryshimi i marrëveshjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ndryshimet-ne-marreveshjen-me-tap-shqiperia-perfiton-90-mln/