Report TV - Rruga Tiranë-Elbasan, miratohet shtesa 35 mln $, Majko:Të hetohet

2017-07-05 0

Shtesa prej 35 milionë dollarësh për të përfunduar 4 kilometra të Rrugës Tiranë- Elbasan ka vijuar sot përplasjen mes Ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj dhe deputetëve socialistë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Deputetët edhe sot vijuan t?i konsideronin të pajustifikueshme kostot shumë të larta, ndërkohë që kërkuan edhe ndjekje penale për personat përgjegjës.

?A ka ushtruar Ministria një kontroll duke përfshirë edhe studimin gjeologjik, sepse dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale?, tha Ulsi Manja.