Të ftuar: Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë; Aleks Hajdari, ish-drejtor i Policisë së Durrësit, kryetar i Shoqatës së Policëve në Lirim; Flamur Vezaj, gazetar i kronikës së zezë në ?ABC News?; Etleva Delia, gazetare e kronikës së zezë në gazetën ?Panorama?; Greta Malaj, kryeredaktore e gazetës ?Express? për Shqipërinë; Zenel Çeliku, drejtor i agjensisë së lajmeve ?Tir Fax?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ahmet-prenci-artan-cuku-u-vra-per-shkak-te-detyres/
Intervista me Ahmet Prençin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhënë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin ?Debati në Channel One.
Zoti Prençi, si mik por edhe në cilësinë e detyrës së dikurshme të drejtorit të Policisë së Shtetit, si e përjetuat vrasjen e komisar Artan Cuku?
Unë kisha dy javë që isha takuar me Artanin. Kur mësova ngjarjen realisht e kam përjetuar keq. Është një ngjarje tejet e rëndë dhe nuk e imagjinoj dot se si miku im Artan Cuku nuk jeton më. Unë të falenderoj ty si gazetar që po organizon këtë emision homazh për Artan Cukun sepse ai vdiq për këtë shtet edhe është viktimë e luftës ndaj krimit. Kjo vrasje tregon se sa alarmante është situata me rendin dhe me sigurinë në Shqipëri por është një alarm edhe për ata drejtues policie që janë lënë të papaunë si Artan Cuku. Krimi ka goditur rëndë njerëzit që kanë dhënë dhe sakrifikuar kaq shumë këtij shteti. Policët në këtë vend janë kaq të pambrojtur dhe të rrezikuar në çdo kohë. Arma e krimit ka goditur shtetin. Imagjinoni se çfarë ndodh me njerëz të thjeshtë.