Report TV - Droga nga Gjiri i Lalzit nëBrindizi burg dy skafistëve, masë italianëve

2017-07-05 9

TIRANE-Krimet e rënda kanë lënë në qeli edhe dy italianët e dyshuar si skafistët e transportit të drogës që kryhej nga Gjiri i Lalzit drejt Brindizit në Itali.

Masat për Gianfranco Maiorano dhe Donato Carlucci janë zhvilluar këtë të martë aty ku gjyqtari Dritan Hallunaj ka pranuar kërkesën e prokurorit Përparim Kulluri për të caktuar arrest me burg.

Dy italianët u prangosën 3 ditë më parë së bashku me 5 shqiptarë të dyshuar për trafik droge mes tyre dhe Eduart Sallakun të cilësuar si organizator të grupit kriminal.

Easy Viral Banner Traffic