Veliaj: Zgjedhjet në datën e caktuar - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj vijon te japë mesazhe për zgjedhjet e 18 qershorit. Teksa inspektoi rikonstruksionin e ambientet sportive te shkolla ?7 Marsi?, Veliaj tha se garat fitohen duke luajtur në datën dhe orën e caktuar??Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët?.Veliaj tha se është i rëndësishëm pranimi i rezultatit që prodhon loja, qoftë kur fiton, ashtu edhe kur humbet.?Edhe fëmijët e kuptojnë se mënyra për të ecur para është jo duke tërhequr këmbët zvarrë për të mos hyrë në garë, por duke qenë në garë dhe duke fituar me përulësi ose duke humbur me dinjitet; këto janë opsionet. Ashtu si kjo ndeshje basketbolli, rezultat pa garë nuk ka, ndaj besoj se ashtu siç e kanë kuptuar fëmijët, që gara e bën më të mirë qytetin, e bën më të mirë një nxënës, e bën më të mirë një njeri që mëson si të humbasë dhe si të fitojë. Edhe politika duhet të mësojë nga fëmijët. Me pak garë të ndershme, të sinqertë, duke u paraqitur në orar, duke bërë secili më të mirën, merr një rezultat që i kënaq të gjithë!?.Kryebashkiaku i Tiranës tha se puna për infrastrukturën arsimore në Tiranë do të vazhdojë në dy drejtime paralelisht, me ndërtimin e shkollave të reja, rikonstruksioni, dhe përmirësimin e kushteve në shkollat aktuale.

Free Traffic Exchange