Gjykata le në burg dy italianët, akuzohen për trafik droge - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse pretenduan pafajësinë para togave të zeza, Gjykata e Krimeve të Rënda, la në burg dy shtetasit italian të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Gianfranco Maiorano dhe Donato Carlucci, dyshohen se së bashku me Eduard Sallakun, i cilësuar si kreu i grupit do të trafikonin lëndë narkotike me mjete lundruese drejt brigjeve italiane. I vetmi që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit deri në këtë fazë të hetimeve është Lazër Lazri, ndaj të cilit gjykatë vendosi një ditë më masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërkohë katër pjesëtarët e tjerë gjykata i la në burg pa afat. Në dëshminë e tij, Lazri ka theksuar se dy italianet do të transportonin drogën drejt Italisë me skafin e tyre, ndërsa lëndën narkotike e kishte siguruar Sallaku. Por, ndryshe nga sa pretendon akuza, grupit nuk i është sekuestruar drogë nga uniformat blu gjatë momentit ë arrestimit. Banda e përbërë nga 7 pjesëtare u zbulua pas një hetimi të Prokurorisë për Krimet e Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Lecces.