http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhon McCein, kandidati presidencial amerikan dhe kryetar i komisionit te senatit per sherbimet e armatosura, ne vijim te turit te tij ballkanik, do te vizitoje Shqiperine diten e premte.Nje fakt i tille behet i ditur per Vizion Plus nga burime diplomatike, qe konfirmojne se ne axhenden e senatorit perfshihen nje sere takimesh me Presidentin Nishani, Kryeministri Rama, kryetarin e parlamentit Meta, kreun e opozites Basha, Ministrin e Jashtem Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli.Mekein vjen ne Tirane per te diskutuar ne lidhje me bashkepunimin dhe rolin e Shqiperise per ceshtjet e sigurise dhe luften globale kunder terrorizmit e ekstremizmit, si edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Por vizita e z. Mekein vjen ne kohen kur vendi eshte pushtuar nga kriza politike, per shkak te bojkotit te opozites dhe per kete arsye pritet qe ai tu jape paleve mesazhe per dialog.Kreu i komisiionit per sherbimet e armatosura ishte te henen ne Beograd, ku u takua me presidentin Vucic, me te cilin diskutoi per marredheniet dypaleshe. Ndalesat e rradhes jane Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Xhon Mekein vleresohet si nje nga senatoret me me shume peshe jo vetem ne rradhet e republikaneve, por edhe ne qarqet politike ne Washington.Vizita e tij ne Ballkan ne kete moment eshte nje tjeter deshmi e vemendjes dhe e shqetesimit amerikan perballe rrezikut te rritjes se ndikimit rus ne rajonin tone.