Basha: Duam dialog, jo monolog - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës ka deklaruar nga çadra e protestës se rruga e dialogut është e hapur. Basha ka zgjedhur te replikoje ne distance me kryeministrin Edi Rama per negociatat e bllokuara tashme prej nje jave, duke sqaruar se cfare kërkon opozita nga takimi me kryeministrin Edi Rama. ?Plot gjashtë ditë e kemi negociuesin e opozitës, ka qenë në gatishmëri për të përgatitur një dialog të vërtetë në funksion të zgjidhjes dhe jo monologje shterpë që bëhen për të ushqyer emisionet e lajmeve. Sigurisht me një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë si kryeministër dhe ky dialog politik, ose vjen dhe ulet si kryeministër me kryetarin e opozitës, nëse është i vërtetë do të ketë produkt qeverinë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke luftuar krimin dhe drogën, duke zbatuar dekriminalizimin dhe duke ofruar paketën e plotë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.?Por përveç kërkesës per qeveri teknike, prej dy ditësh ne listën e kërkesave te opozitës është rifutur aplikimi i teknologjisë ne zgjedhje, si dhe vota e emigranteve.?Duam dhe kërkojmë votimin biometrik, elektronik dhe numërimin elektronik, si garanci totale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si detyrë kryesore të qeverisë teknike për qytetarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, por po kështu për të garantuar të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë kudo ku jetojnë, e drejtë që do të garantohet vetëm përmes një sistemi transparent, siç është sistemi i votimit biometrik elektronik dhe i numërimit elektronik.?Basha ka folur per nje konsensus përtej se djathtës, por aleati i tij Agron Duka ka qene me i qarte kur ka ftuar Ilir Metën te largohet nga qeveria.Prej 53 ditësh opozita ndodhet ne shesh me kërkesën e krijimit te nje qeverie teknike e cila te përgatisë zgjedhjet parlamentare.