Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohen 21 shqiptarë dhe 1 grek

2017-07-05 9

22 të arrestuar, 21 prej të cilëve shqiptarë dhe 1 grek kanë përfunduar në pranga, si pjesë e një organizate të strukturuar kriminale. Ky është rezultati i një operacionin ndërkombëtar të shtrirë në kohë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë për Krimet e Rënda, DEAs, Policisë Greke dhe Policisë Maqedonase.

Kjo organizatë kriminale ishte e specializuar në prodhimin dhe trafikim e kanabisit.

Operacioni nisi në Qershor të 2016 -ës dhe u finalizua këtë martë.

Arrestimet, 6 prej të cilave u kryen ditën e sotme, u bënë në kohë të ndryshme dhe në qytete si Tiranë, Fier, Elbasan, Pogradec, Korça, Athinë etj.

Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e kanabisit është kultivuar në fshatin Nishn të Fierit.

Më pas droga përpunohej nëpër banesa po në këtë fshat dhe trafikohej drejt Maqedonisë dhe Greqisë në itineraret Fier-Elbasan-Pogradec-Maqedoni dhe Fier-Elbasan-Korçë- Athinë / Greqi.

Droga kalonte nëpërmjet pikave kufitare.