Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede të zhvilluar me të rinjtë të kthyer nga emigracioni të cilët kanë nisur aktivitetet ekonomike në Shqipëri, u shpreh se aktualisht në vend janë 38 mijë vende pune. Sipas Kryeministrit, shqiptarët ish-emigrantë kanë zënë më shumë vende pune për shkak të kulturës së kanë për të punuar pa naze. Të rinjtë e sotëm, thotë Rama, refuzojnë sektorin pritav dhe i kanë syte nga puna e shtetit. Ndërsa projektet e rilindjes urbane, veçon Rama, kanë rritur vlerën e pasurisë dhe kjo po ndodh edhe në Vlorë, ku projekti i Lungomares ka rritur çmimin e pronës, apartamenteve dhe dyqaneve.
?Aktualisht ne kemi 38 mijë vende pune nga të gjitha llojet dhe pjesa më e madhe e tyre janë zënë nga shqiptarët e kthyer nga emigracioni sepse ata kanë kulture pune dhe punojnë pa naze?.
Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë një bisede të zhvilluar me disa të rinj të cilët pasi u kthyen në Shqipëri me forcat e tyre kanë ngritur një aktivitet të tyre, një kompani online.
Rama: ?Në statistikat e zyrës së punës, ne kemi aktualisht 38 mijë vende pune nga të gjitha llojet. Pjesa më e madhe e atyre që marrin vendin e punës në zyrat e punës janë shqiptarë të kthyer nga emigracioni, sepse vijnë nga një kulturë pune dhe nga një psikologji komplet tjetër. Kur shkon në emigracion nuk ka aty as kushëri, as mik, as ryshfet, as miq. Atje je ti, mendja, krahët dhe rruga e përpjetë. Faktikisht shqiptarët si individë, duke pasur parasysh nga dolën e ku ishin, kanë bërë sukses. Kurse kur vjen puna tek kërkimi i punës me insistim në sektorin privat, këtu gjithmonë ka një lloj refuzimi, sepse duan punë në shtet, se puna në shtet është më e lehtë. Kjo më bën jashtëzakonisht shumë përshtypje që ata që kthehen nga emigracioni janë shumë më të prirur dhe pa naze te puna.?
Rama tha se Rilindja Urbane rriti menjëherë vlerën e pasurisë sikurse ka ndodhur në Vlorë, ku ende nuk ka mbaruar Lungomare, por çmimet e dyqaneve dhe apartamenteve aty janë rritur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-38-mije-vende-pune-bosh-ne-privat-te-rinjte-me-syte-nga-shteti/