Ora News – Transporti, ushqimet, qiraja e lëndët djegëse më të shtrenjta gjatë marsit

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Muaji mars ka shënuar një tjetër rritje të çmimeve ku dominoi transporti, ushqimet dhe shërbime të ndryshme. Kështu raporton Intituti i Statistikave, sipas të cilit rritja e përgjithshme ishte 2.1% duke kaluar edhe parashikimin e bërë nga Banka e Shqipërisë. Ndryshe nga muaji shkurt, gjatë marsit u ulën çmimet për mobiljet, elektroshtëpiaket dhe mirëmbajtja.
Vijon të jetë e lartë rritja e përgjithshme e çmimeve dhe për muajin mars sipas INSTAT ishte 2.1%, duke kaluar kështu edhe projeksionin e Bankës së Shqipërisë me 2%.
Rritja e çmimeve ka vijuar për ushqimet dhe pijet alkoolike me 3.3%, por gjatë marsit sipas INSTAT rritja më e madhe është vënë re për grupin e transportit me 3.8% dhe mallrat dhe shërbime të ndryshme me 3.4%.
Brenda grupit të ushqimeve janë rritur çmimet për zarzvatet përfshirë edhe patatet, si edhe sheqeri, qumështi, djathi, veza dhe frutat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/transporti-ushqimet-qiraja-e-lendet-djegese-me-te-shtrenjta-gjate-marsit/