Report TV - Babai i Dakës:Cukun s’e vramë ne por s’besojmë se djali im u vetëvra

2017-07-05 0

TIRANE-Prelë Daka, babi i Agim Dakës, i cili është vetëvrarë në zyrën, Artan Cukut, në vitin vitin 2005, deklaron se ?Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e ish-shefit të policisë Artan Cuku?. Prele Daka gjatë fjalës së tij përpara kamerave i rikthehet edhe një herë ngjarjes ku pohon se nuk e beson se djali i tij vrau veten, por nuk ndalet gjatë në këtë pjesë, teksa e konsideron çështjen të mbyllur.

?Është vrarë në zyrën e tij djali im, me pistoletën e tij. Thonë se i ka marrë pistoletën shefit të krimeve dhe ka vrarë veten, por unë prapë nuk e besoj. E dyta, ne i kemi mbyllur të gjitha hesapet. Kanë ardhur, kanë bërë benë dhe sipas zakoneve jemi pajtuar. Nuk kemi ndonjë gjë në këtë drejtim si ata si ne. Prej 12 vitesh e kemi mbyllur konfliktin me këtë familje", thotë ai.

Free Traffic Exchange