Osmanaj në Ora News: Zgjedhjet mund të shtyhen, pa opozitën janë farsë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Në një intervistë për Ora News, zv/kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj thotë se data e zgjedhjeve mund të shtyhet vetëm nëse arrihet një marrëveshje, ndërsa zgjedhjet pa opozitën janë thjesht një farsë.
Osmanaj: ?Çdo anëtar i KQZ-së dëshiron dhe janë të interesuar që të gjitha subjektet zgjedhore të marrin pjesë në procesin zgjedhor sepse nëse nuk marrin pjesë nuk kemi zgjedhje. Janë përcaktime ligjore të Kodit Zgjedhor që nuk na lejon që ne ta shtyjmë datën e zgjedhjes. Nuk është kompetencë e jona. Mund të realizohet vetëm përmes një konsensusi të forcave politike dhe meqë parlamenti shqiptar është ende i mbledhur dhe komisioni i reformën zgjedhore është i mbledhur, ata nëse forcat politike bien në konsensus mund të bëhet një ndryshim, vetëm për këto zgjedhje në Kodin Zgjedhor, që të shtyhet data e regjistrimit dhe mendoj se do ishte gjë e mirë nëse do të gjenin një konsensus.
Nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, procesi do të paragjykohet. Për mendimin tim nuk mund të quhen zgjedhje, sepse elektorati nuk ka se çfarë të zgjedhë. Nëse do të zgjedhim mes një spektri politik do të kthehemi shumë vite prapa, para viteve 1990. Nuk është dëshirë e askujt për tu kthyer vite prapa dhe këto zgjedhje janë zgjedhje farsë, sa për të kalur radhën dhe nuk do të prodhojnë asgjë. Shpresoj që forcat politike do ta gjejnë gjuhën e përbashkët, sepse edhe në zgjedhjet e mëparshme ka pasur probleme në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që edhe këtë herë do të gjehet gjuha politike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/osmanaj-ne-ora-news-zgjedhjet-mund-te-shtyhen-pa-opoziten-jane-farse/