Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike e Fierit ka bërë kallëzim në prokurori për kryebashkiakun Armand Subashi për abuzim me detyrën. Sipas kreut të PD Lokale Luan Baçi, bashkia e Fierit ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit kryesor të qytetit.
Baçi: Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Fier, zt.Subashi duke nisur nga shumë ankesa nga qytetarët tek dega e Partisë Demokratike Fier, por edhe si këshilltar të djathtë për punimet që bëhen në infrastrukturën në qytetin tonë dhe të fokusuar jemi tek prishjet selektive.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Fierit, që nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor ka sqaruar se cdo prishje në zonë, është bërë bazuar në projektin urbanistik.
Hadër Çako: Projekti që po realizohet për rehabilitimin e rrugës ?Ramiz Aranitasi? është në zbatim dhe në këto kushte askush nuk mund të shprehet për prishje selektive kur ato ende nuk kanë përfunduar dhe janë në vazhdim. Konflikti personal mes komshinjve mund të zgjidhet në gjykatë dhe nuk mund të ndërhyjë bashkie.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kallezon-kryebashkiakun-e-fierit-baci-subashi-ka-abuzuar-me-detyren/