Report TV - Vrasja e Cukut, pyeten vëllezërit e Agim Dakës: S'jemi ne autorët

2017-07-05 2

TIRANE- Për vrasjen e Artan Cukut, Policia ka shoqëruar edhe dy vëllezërit e Agim Dakës, i cili vrau veten me pistoletën e kryekomisarit në 2005-në.

Vëllezërit e Agim Dakës janë shoqëruar fillimisht në Policinë e Shkodrës dhe më pas janë sjellë në Tiranë, për t'u marrë në pyetje nga hetuesit.

Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e Artan Cukut, duke deklaruar se historia është mbyllur 12 vjet më parë, kur edhe u regjistrua ngjarja e rëndë në zyrën e ish-kryepolicit i cili në atë kohë mbante detyrën e Shefit të Krimeve.