TIRANE-Shkrimtari Zija Çela ka qenë i ashpër me politikën dhe liderët gjatë fjalës së tij në çadrën e PD-së para kryeministrisë.
Teksa u shpreh kundër kërkesës për dorëheqjen e Ramës si kusht për t?u ulur në tryezën e dialogut, Çela u shpreh se PD duhet të mos pengojë deputetët të shkojnë e të bëjnë detyrën në Kuvend. Çela u shpreh kritik edhe ndaj çadrës së opozitës, duke e cilësuar si mjet të politikës për të futur kokën në thes. Shkrimtari Çela u ndal edhe në mungesën e liderëve politike.