Ora News – Dervishaj: Mosfunksionimi ynë të mos kthehet në kosto për qytetarët

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa parashtroi se në katër vite janë investuar 200 mln euro për Ujësjellësa, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj tha po ashtu se kërkohet rritje e kapaciteteve menaxhuese për të përmirësuar furnzimin me ujë të qytetarëve. Ai veçoi se çështja e ujit është e lidhur ngushtë me turizmin dhe mosfunksionimi qeveritar nuk duhet të përkthehet si kosto për qytetarët.
I pranishëm në Forumin Ekonomik Shqipëri-Hungari, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, veçoi sektorin e ujit.
Duke premtuar se nga bashkëpunimi i këtyre dy shteteve do të vijnë profesionistët më të mirë të biznesit të ujit, Dervishaj tha se në katër vite për sektorin e ujit janë dhënë 200 mln euro investime për Ujësjellësa të rinj.
Dervishaj: ?Investimet në sektor në 4 vite , shkojnë deri në 200 milion euro, një pjesë me buxhet dhe donatorët. Kemi shtruar qindra kilometra me rrjet të ri në gjithë vendin.Është rritur dukshëm mesatarja e furnizimit me ujë në gjithë vendin, ku Qeveria Shqiptare ka investuar rreth 60 milion euro në 4 vite. Duhet të rrisim kapacitetet menaxhuese, paralelisht me investimet në infrastrukturë, për të përmirësuar furnizimin me ujë për qytetarët, dhe ta kthejmë në një biznes fitimprurës. Çështja e ujit, është e lidhur ngushtë me turizmin, dhe me një sërë aktivitetesh të tjera të ekonomisë. Unë e kam thënë disa herë se funksionimi ynë apo mosfunksionimi, nuk duhet të kthehet në kosto për qytetarët. Tarifat e ujit, duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos jenë kosto për qytetarët.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dervishaj-mosfunksionimi-yne-te-mos-kthehet-ne-kosto-per-qytetaret/