Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkitë do të menaxhojnë të ardhurat e tyre nga mbledhja e detyrimeve tek subjektet dhe biznesi. Por, me ligjin e ri të vetëfinacimit pushteti vendor ka të drejtë të vendosë taksa të përkohëshme në një afat kohor deri në 3 vjet. Ministri i Financave tha se edhe në këtë rast, duhet të saktësohet destinimi i fondeve.
Drafti vetëfinancimi i qeverisjes vendore, i cili u miratua në komisionin parlamentar të Ekonomisë parashikon të drejtën e bashkisë për vendojen vetëm të dy taksave të përkohëshme jo më shumë se 3 vjet. Ministri i Financave Arben Ahmetaj shpjegoi pas mbledhjes së komisionit se nuk i lejon bashkitë të bëjnë abuzime me rritjen e taksave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/vetefinancimi-i-bashkive-taksa-te-perkoheshme-vendore-deri-ne-3-vjet/