Report TV - Komitetit i Helsinkit padi në gjykatë:Të votojnë të dënuarit

2017-07-05 0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon rikthimin e të drejtës së votës dhe mundësisë për tu zgjedhur të personave të dënuar apo atyre që preken nga ligji i dekriminalizimit.

Me një padi të depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohet shfuqizimi i tre neneve të ligjit 138/2015 përkatësisht të pikës 4 të nenit 2, të pikës 8 të nenit 4 dhe të nenit 12.
Por çfarë parashikojnë këto nene?

Sipas pikës 4 të nenit 2, ?Nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore personat që plotësojnë kushtet e parashikuara shkronjat ?a? dhe ?b? të pikës 1 të këtij neni?.