Ora News – Topi: Partitë të mblidhen për të bërë ndryshimet e kodit zgjedhor

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit ndërsa u ka bërë apel partive politike të mblidhen për të miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor.
Fryma e Re Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa apelon që partitë e tjera politike të mblidhen për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor.
Në një deklartë për mediat, kreu i FRD-së Bamir Topi tha se në kushtet aktuale ndodhemi në një situatë të hipokrizisë së madhe politike.
Topi: Fryma e Re Demokratike, unë personalisht jemi shprehur me kohë për nevojën dhe domosdoshmërinë e reformimit të kodit zgjedhor, zë i cili ka rënë në vesh të shurdhër. Prononcohet drejt që do të jetë pjesmarrëse në zgjedhje në afatin kushtetues. Qoftë si filozofi politike, qoftë edhe si profil i ish-kryetarit të shtetit, ne nuk mund të luajmë me afate të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/topi-partite-te-mblidhen-per-te-bere-ndryshimet-e-kodit-zgjedhor/