Ora News – PS-LSI sherr për rrugën Tiranë-Elbasan, Doshi: Ministria më e korruptuar

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

35 milion dollarët që Ministria e Transportit kërkon për rrugën Tiranë-Elbasan kanë përplasur aleatet në koalicionin qeverisës në Komisionet parlamentare. Deputetët socialistë kërkojnë shpjegime, projekte dhe studime për paratë shtesë, ndërsa deputeti i përjashtuar Tom Doshi ka akuzuar Ministrinë për korrupsion dhe ndërhyrja e tij ka shkaktuar debat agresiv me anëtarët e tjerë të Komisonit. Ndërsa deputeti Balla ka bërë me faj qeverinë e kaluar për nisjen e punës pa pasur projekt dhe studim gjeologjik të rrugës.
Aleatët në koalicionin qeverisës janë përplasur në Komisionin e Ligjeve ku diskutohej fondi 35 milion dollarë të kërkuar nga Ministria e Transportit për 4 km të rrugës Tiranë-Elbasan.
Deputetët e PS-së kërkuan më shumë shpjegim edhe informacione nga përfaqësuesit e Ministrisë të drejtuar nga Sokol Dervishaj i LSI-së.
Majko: Diskutojmë për një projekt që ka pas vlerën 222 milion dhe po shtohet gati 20% e vlerës, po diskutohet një vlerë prej 35 milion dollarë shtesë vetëm për 4 km skarpate siç thoni ju. Po 35 milion dollarë dhe ne që jemi pak injorantë në ndërtimin e rrugëve arrijmë të kuptojmë dhe duam shpjegime më tepër për këtë.Pyetja është pak a shumë e qartë, përgjigjia është shumë e dyshimtë. Pse është dështuar me studimin gjeologjik, kush mban përgjegjësi për këtë? Duam shpjegime të qarta përpra se të votohet në këtë drejtim dhe e duam me zë dhe me figurë.
Doshi: Në një kohë që ne diskutojmë me bë një urë apo një rrugë për shumë banorë të zonave malore, ky është një turp për ne që të miratojmë. Keni abuzu boll me 20% dhe 30%, e di që ju duhet si parti 20% tani por nuk është koha që ta kalojmë.
Rrëshqitjet në skarpatet e rrugës në zonën e Ibës me lartësi 700 metra, ishte shpjegimi i Ministrisë së 35 milion dollarë që kërkon shtesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-lsi-sherr-per-rrugen-tirane-elbasan-doshi-ministria-me-e-korruptuar/