Report TV - Rama: Qeveria s'është privilegj që heq dorë, por përgjegjësi

2017-07-05 0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike.

Kryeministri foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së duke deklaruar se qeveria e mandatuar nga populli nuk është privilegj, por përgjegjësi para qytetarëve.

Ai theksoi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën adresimin e shqetësimeve për zgjedhjet në Kodin Elektoral nën asistencën e prezencës së OSBE dhe misionit të ODIHR.