Ora News – Rama: Gati të ulemi por pa kushte. Basha: Jo dialog fasadë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse pranohet se ka një komunikim mes palëve, në përpjekje për tu ulur në negociata, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha nga ligjërimi publik duket se janë shumë larg në qëndrime. Prej disa ditësh po pres, por jo dialog fasadë, përsëriti Basha

Lulzim Basha: "Ne kemi ftuar prej ditës së parë në dialog. E tash e pesë ditë negociatorët e PD-së janë gati të përgatisin dialogun. Ama dialogun për zgjidhje që presin shqiptarët jo dialogje shterpë, monologje fasadë"

Nga selia e partisë së tij, kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar, konfirmoi gatishmërinë për dialog, por nuk pranon kushte.

Edi Rama: "Pa e kthyer në një lojë kungulleshkash dhe pa venë kushte. Të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhjen. Për të gjetur zgjidhje për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, natyrisht dhe në funksion të aspiratës së këtij populli, jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, por dhe për të përcaktuar rrugën e tij si vazhdim i domosdoshëm i rrugës së përcaktuar që me rilindasit tanë, Shqipërinë europiane"

Një përgjigje Rama e kishte dhe për aleatin e derisotëm Ilir Metën, kur tha se qeverisja është përgjegjësi dhe jo privilegj që mund të heqësh dorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dialogu-rama-balle-per-balle-me-opoziten-por-pa-vene-kushte/