Report TV - Dosjet sekrete që rihapi Artan Cuku në Vlorë e në Fier

2017-07-05 3

Mes pistave që Policia dhe Prokuroria po heton për vrasjen e Artan Cukut, është edhe një dosje që ish-drejtori i Vlorës ka rihapur me iniciativën e tij.

Bëhet fjalë për përplasje me armë që ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur ?Pusi i Mezinit?. Grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës ishin përplasur fillimisht në Spanjë dhe më pas në Vlorë.

Dosja ishte e mbyllur por ka qenë Artan Cuku ai që rihapi hetimet, çka solli më pas edhe arrestimin e një personi.

Pak ditë pas kësaj ngjarje, ish drejtori i Policisë së Vlorës është kërcënuar me jetë.

Free Traffic Exchange