http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarët e KQZ-së ndajnë mendime të ndryshme mbi afatet për regjistrimin e partive për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ndryshe nga kryetari Denar Biba, i cili mendon se afati mund të shtyhet deri më 29 Prill kur partitë duhet dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet, Klement Zguri thotë se 10 prilli shënon mbylljen e këtij procesi. Për të forcuar qëndrimin e tij, Zguri kujton se në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ishte e njëjta KQZ e cila nuk pranoi të regjistroje kandidatin e opozitës për Bashkinë Kurbin, edhe pse kishte kaluar një ditë nga afati ligjor. Por, anëtari i KQZ-së, i propozuar nga opozita, thotë se afati mund të shtyhet vetëm nëse politika bën ndryshime ligjore. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar zyrtarisht 33 subjekte politike, për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentar te 18 Qershorit. Ndërkohë që janë mbi 20 parti të spektrit opozitar që kanë refuzuar të bëhen pjese e garës elektorale.