Rama: Gati për dialog pa kushte - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën drejtuar opozitës për t?u ulur në tryezën e dialogut politik, për kapërcimin e krizës politike. Ai theksoi se është gati të pranojë të diskutojë çdo pretendim, por pa kushte. Rama i dha përgjigje edhe deklaratës së aleatit të tij Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ishte shprehur se LSI është gati t?i japë opozitës postet e saj politike, si garanci për zgjedhje të lira. Një ditë para seancës plenare, ku pritet të votohen anëtarët e komisionit ad hoc për vettingun, Rama tha se nuk mund të ketë Shqipëri Europiane pa drejtësi. Deklaratën shefi i qeverisë e bëri pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, i cili vendosi qe Klodian Shehi të jetë kandidat i PS për Bashkinë e Kavajës.