Policia mbron familjen e komisarit të vrarë Artan Cuku - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë nga ekzekutimi mafioz i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, policia e shtetit mori në mbrojtje familjen e Artan Cukut. Burime pranë uniformave blu thanë se një patrullë do te jete në mbikëqyrje të banesës se tij, derisa të përcaktohet pista e ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme. Qe prej te shtunës, më dhjetëra dëshmitarë kanë dhënë deklarimet e tyre në policinë e Tiranës, por asnjëri nuk ka parë autorët. Nga ana tjetër organi i akuzës dyshon se kemi të bëjmë me ekzekutim mafioz të grupeve kriminale. Për këtë është urdhëruar marrja në shqyrtim e të gjitha dosjeve, të cilat kanë qenë nën hetim nga ish-kreu i policisë së Vlorës. Pikërisht në qytetin bregdetar është fokusuar dhe Prokuroria, kjo për shkak se gjatë periudhës në të cilën Cuku ka punuar, janë rihapur dosje të vjetra dhe organizuar mbi 30 operacione për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Mes tyre është dhe zinxhiri i ngjarjeve mes dy grupeve kriminale që kryen një seri vrasjesh, të cilat nisën tek vendi i njohur si pusi i Mezinit në Vlorë, por u transferuan dhe në Tiranë me ekzekutime. Përplasja e ka pikënisjen në Spanjë në vitin 2006 dhe vijoi deri në vitin 2013 gjatë kohës kur policia e Vlorës drejtohej nga Cuku. Edhe për Arjan Hoxhën një prej ish-kolegëve të Artan Cukut, ekzekutimi është i tipit mafioz dhe mjaft i vështirë për t?u zbardhur. Artan Cuku ishte nga të paktët që fitoi me gjyq rikthimin në detyrë, por që asnjëherë nuk arriti t?i rikthehej uniformës. Nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka përjashtuar dhe pistën e konflikteve të mundshme mbi biznesin security, të cilin drejtonte në Bulqizë. Për këtë pritet marrja në pyetje e disa personave.