Mesnata e së hënës është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike për tu regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit. Gjatë mbledhjes së fundit të KQZ-së u regjistruan si subjekte zgjedhore disa parti, por për asnjë moment Denar Biba nuk përmendi shtyrjen e datës për t?i dhënë mundësi opozitës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, vetëm apo në koalicion.