Ekzekutohet Elidon Mehmeti, dyshohet për pazare droge - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Elidon Mehmeti është personi i ekzekutuar me 15 plumba mbrëmjen e së dielës në zonën e Skelës, ne qytetin e Vlorës.Rreth orës 23.00 disa persona te paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov 35-vjeçarin Mehmeti, teksa ai po udhëtonte ne rrethrrotullimin e Skeles me makinën e tij.Plagët e marra ishin fatale për 35-vjeçarin, i cili ndërroi jetë pak pasi u transportua në spitalin Rajonal të Vlorës.Edhe pse deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen, policia lokale ka shoqëruar ne komisariat 8 persona të dyshuar se mund të kenë lidhje me ngjarjen.Sipas policisë, shkak i krimit dyshohet të jetë e kaluara e Mehmetit: një nga pistat e hetimit është ajo e larjes së hesapeve për shkak të trafikut të drogës ku ai rezultonte me precedentë. Ai ka qene i arrestuar ne Itali për shitje narkotikësh.Policia beri të ditur se Mehmeti lëvizte shpesh drejt Zvicrës, dhe dyshohej se ishte i implikuar me trafikun e drogave të forta.Ndërkohe ne orët e para të mëngjesit të së hënës, një automjet i djegur është gjetur te "Ura e Mifolit", në aksion nacional Fier-Vlorë.Makina tip BMW ishte shkrumbuar tërësisht nga flakët. Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj 35-vjeçarit Elidon Mehmeti.