Report TV - Topi: Jo shtyrjes së zgjedhjeve të mos luajmë me afatet kohore

2017-07-05 0

Kreu i FRD Bamir Topi gjatë një konferencë për shtyp është shprehur kundër ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

Në cilësinë e ish- presidentit të Shqipërisë, Topi tha se është e patolerueshme që partitë politike të luajnë me datën e zgjedhjeve.

Gjithashtu Topi ka kërkuar që partitë të mblidhen për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor nga një sistem rajonal në një listë kombëtare zgjedhore.

?Në këto kushte FRD do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet në afatin kushtetues. Kërkojmë me forcë që të partitë të rimblidhen për të rregulluar Kodin Zgjedhor. Vendi të jetë një zonë zgjedhore dhe të ketë korrektim kombëtarë?, u shpreh Topi.

Për sa i përket protestës së Opozitës, kreu i FRD u shpreh se mbështet kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sipas tij ata nuk kanë kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor, pasi ai favorizon partitë e mëdha dhe penalizon partitë e vogla.

?Kam respekt për kauzën e opozitës, e kemi pasur dhe ne, është e drejta e tyre për qeveri teknike por nuk i dëgjoj më të thonë ku është Kodi Zgjedhor. FRD ka qenë e persekutuar dhe nga ata, kush ka pasur komisioner kanë kushtëzuar që FRD të ishte në parlament?, tha Topi.

Free Traffic Exchange