I vunë tritol poshtë makinës, shpëton për mrekulli shoferi

2017-07-05 1

Rreth rreth orës 08:00 para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Pavarësia", në vendin e quajtur "Rruga e Çipajve", në pjesën e poshtme të shasisë së një automjeti është konstatuar një sasi e dyshuar me lëndë eksplozive.

Automjeti është në pronësi të Ermal Brahimajt, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Pritet mbërritja e forcave Xheniere nga Tirana, të bëjnë të mundur çmontimin e eksplozivit pa pasoja shpërthyese. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al